Për të realizuar hedhjen e të dhënave të përmendura më sipër sipas koordinantave përkatëse , shoqëria ka tenderuar pajisjet elektronike PDA që momentalisht po e teston dhe po përgatitet për programin që ndërthuret me sistemin aktual të faturimit. Produkti është i gatshëm për zbatim në muajin nëntor 2014. Në fillim do ketë dy zona testimi për të parë nevojat reale në terren si dhe gjithashtu edhe për “Grupin Zyrtar të Kontrollit” (pjesë e departamentit të shitjeve) që do ta kontrollojë vazhdimisht informacionin. Këto pajisje do ndryshojnë mënyrën e punës së lexuesve të matësve të ujit.

Procesi i leximit të matësve do të ngrihet në një nivel të ri përsa i përket cilësisë dhe besueshmërisë së procesit. Çdo lexues i matësve të ujit do ketë pajisjen e vet personale, e cila është shumë lehtë për t’u përdorur. Pasi bëhet kyçja në pajisje nga nënpunësi, pajisja tregon rrugën që duhet të ndjekë lexuesi për faturën e ujit të kontratës në fjalë. Zakonisht lexuesit të matësit të ujit i duhet vetëm të fusë shifren që lexohet në matës sipas kontratës që tregohet në ekran, por sipas rastit (në rast anomalish) ai mund të hedhë në pajisje edhe shënime të ndryshme (lidhje të paligjshme, probleme me matësin e ujit etj). Këto informacione do të mblidhen në zyrë dhe do tu shpërndahen sektorëve të interesuar si urdhër-pune për të zgjidhur problemet e evidentuara. Gjatë procesit të parë të leximit duhen fotografi për çdo matës uji, në muajt në vazhdim sistemi zgjedh në mënyrë të rastësishme një përqindje të caktuar kontratash, të cilat duhen fotografuar me qëllim që të kontrollohen. Nëse do vërehen anomali në trendin e leximit të matësave, pajisja të detyron të bësh fotografi të matësave me qëllim për ti kontrolluar. Pajisja çdo 5 sekonda bën ruajtjen e koordinatave. Kështu që për çdo konsumator do ruhen në sistemin e faturimit koordinatat e tij. Sapo të klikosh emrin e klientit mund të shihet në Google Map fotografi të matësit, pozicioni gjeografik si edhe komente të ndryshme për matësin. Përdorimi i kësaj pajisje do të na hyjë shumë në punë edhe për të pastruar kontratat e dyfishta që janë në sistem.