Paralelisht me azhornimin e klientit, UKD po realizon edhe azhornimin e rrjetit ekzistues të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjtihë zonën që mbulon me këtë shërbim. Qëllimi është që të krijojë një informacion të besueshëm për gjendjen aktuale të tij. 10 studentë janë pjesë e këtij procesi, pas përgatitjes së tyer nga ana e profesorëve të fakultetit të inxhinierisë si dhe trajnimit nga ana e stafit të degës teknike pranë UKD. Plani i punës u përgatit në muajin korrik 2014 dhe një pjesë e stafit teknik bashkë me 4 studentë punuan fillimisht në një bllok të zonës 14/02 për azhornimin e rrjetit.

Më pas në këtë proces janë përfshirë të gjithë studentët për azhornimin e të gjithë rrjetit ekzistues të UKD-së. Qëllimi i azhornimit të rrjetit në terren është që të identifikojë të gjitha asetet teknike e fizike të tij, përdorimin dhe pozicionimin e aseteve si dhe përshkrimin e tyre. Në fund detyrë e azhornuesve të rrjetit ëhstë hartimi i një rregjistri të saktë që përfshin asetet e këtij rrjeti, kategorinë, llojet e aseteve etj. Të dhënat e përftuara nga ky azhornim do insertohen tek modeli hidraulik që shoqëria jonë është duke ndërtuar aktualisht një të tillë si më poshtë vijon.

Modeli hidraulik, të dhëna të përgjithshme

Zona e furnizimit me ujë që mbulohet nga ndërrmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës është rreth 600 ha me një popullsi prej 250 000 banorësh. Ajo furnizon me ujë qytetin e Durrësit dhe 16 fshatra që shtrihen përgjatë linjës së dërgimit Fushë Kuqe – Durrës. Burimet e furnizimit me ujë janë puset e ndërtuara në zonën ujëmbajtëse të Fushë Kuqes të ndërtuara rreth viteve ‘60. Ky ujësjellës është me ngritje mekanike dhe ka një stacion pompimi të rikonstruktuar me 9 pompa, ku sasia e furnizimit nga këto pompa është 680 – 740 l/sek.

Të dhëna
Për realizimin e modelimit hidraulik të rrjetit të furnizimit me ujë janë përdorur të dhënat e mëposhtëme.

  • Azhornimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit të bërë nga U.K.D
  • Modeli topografik i zonës i kryer me anën e të dhënave të fotografimit ajror të kryer nga Qeveria Shqiptare në vitin 2006
  • Ortofotot e zonës së furnizimit me ujë
  • Të dhënat mbi konsumin e ujit dhe konsumatorët e ndryshëm marrë nga dega teknike e U.K.D
  • Të dhëna mbi manovrimin e linjave të furnizimit me ujë

Modelimi

Modelimi hidraulik i rrjetit të furnizimit me ujë është bëre me anën e Softwar-it WaterGEMS V8i. Në hartimin e modelimit janë marrë parasysh vetëm linjat kryesore dhe sekondare ndërsa ato terciare që furnizojnë direkt konsumatorët me ujë, nuk janë marrë parasysh. Gjithashtu pikat e furnizimit me ujë për zonën e fshatrave, janë marrë si pika që marrin ujë nga rrjeti kryesor duke mo marrë parasysh linjën deri në depome rrjetin përkatës shpërndarës. Duke pasur rrjetin e azhornuar në formatin “DWG” është bërë modelimi fizik i rrjetit me diametrat përkatës dhe gjatësitë përkatëse. Me anën e modelit DTM të krijuar nga të dhënat topografike janë përcaktuar kuotat e ndryshme të nyjeve të krijuara. Hapi tjetër ka konsistuar në vendosjen e të dhënave për prurjet nyjore në pika të ndryshme të rrjetit. Për zonën e fshatrave sasia e furnizimit me ujë është përcaktuar nga volumi total i dhënies së ujit që është rreth 30000 m³ ujë në ditë dhe kjo është kthyer në prurje duke pasur parasysh kohën e furnizimit me ujë që është rreth 1.5 - 2 orë në ditë si dhe mënyrat e manovrimit të këtyre linjave. Nga specialistet e manovrimit të linjave të ujësjellësit janë marrë pikat e manovrimit, koha e manovrimit si dhe të dhënat për madhësinë e hapjes së këtyre saraçineskave. Gjithashtu nga azhornimet në vend janë përcaktuar dhe karakteristikat e tubave si diametrat, materialet dhe vjetërsia e tyre dhe në bazë të këtyre parametrave janë përcaktuar dhe ashpërsitë përkatëse sipas rekomandimeve në literaturë, pasi në mungesë të të dhënvave për presionet etj, është e pamundur për të bërë dhe një kalibrim të modelit me gjendjen reale. Paraqitja dhe rezultatet e të dhënave për modelimin janë në proces. Gjithashtu hapi tjetër për kryerjen e modelimit do të jetë dhe futja në model e linjës së re të furnizimit me ujë që do të ndërtohet si pjesë e rehabilitimit të rrjetit të furnizimit me ujë për zonën e Durrësit.