Ujësjellës Kanalizime Durrës përfundon investimin për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm të zonës së lagjes nr 18 në rrugën kryesore “Mbreti Pirro” si dhe rrugën dytësore “Glaukia” bashkë me sistemimin e ujërave të shiut. Investimi në fjalë u realizua pasi janë marrë parasysh gjendja e rrjetit aktual si dhe ankesat e banorëve të zonës për ndotjen e ujit të pijshëm dhe furnizim jonormal në sasi dhe cilësi. Për normalizimin e situatës projekti kishte parashikuar shtrimin e një linje të re furnizimi me tubacion 315 mm dhe 400 mm. Investimi nis nga rrethrrotullimi i Kënetës nga ku bëhet shpërndarja për gjithë zonën.

Lexo më shumë  

Paralelisht me azhornimin e klientit, UKD po realizon edhe azhornimin e rrjetit ekzistues të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjtihë zonën që mbulon me këtë shërbim. Qëllimi është që të krijojë një informacion të besueshëm për gjendjen aktuale të tij. 10 studentë janë pjesë e këtij procesi, pas përgatitjes së tyer nga ana e profesorëve të fakultetit të inxhinierisë si dhe trajnimit nga ana e stafit të degës teknike pranë UKD. Plani i punës u përgatit në muajin korrik 2014 dhe një pjesë e stafit teknik bashkë me 4 studentë punuan fillimisht në një bllok të zonës 14/02 për azhornimin e rrjetit.

Lexo më shumë  

Ujësjellës Kanalizime sh.a Durrës pritet të marrë shumë shpejt në dorëzim investimin për furnizimin me ujë të pijshëm të zonës tek ish reparti i Marinës në lagjen 15. Firma zbatuese e punimeve “Kronos Konstruksion” i ka përfunduar edhe punimet e fundit, ndërsa pret që investimi të merret në dorëzim nga UKD. Investimi në fjalë është mjaft i rëndësishëm për zonën në fjalë, pasi banorët që jetojnë aty furnizohen vetëm një herë në tre ditë në një kohëzgjatje prej një orë e gjysëm. Nga ana tjetër, për shkak të tubacioneve të vjetra, niveli i ndotjes, sipas analizave të kryera nga DSHP, rezulton të jetë i lartë.

Lexo më shumë  

Ujësjellës Kanalizime Durrës ka nisur procesin e azhornimit për të gjithë klientët e tij. 40 persona kanë filluar punën në terren, pasi më parë kanë lidhur kontratë 6-mujore me UKD për këtë qëllim. Personat në fjalë janë trajnuar nga stafi i UKD dhe tashmë po merren me verifikimin e të dhënave për të gjithë abonentët e Ujësjellës Kanalizime Durrës. Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një databaze me të dhëna të sakta për klientët, e cila do ti shërbejë midis të tjerash edhe Bankës Botërore për të parë gjendjen e klientëve të UKD si dhe rrjetin shpërndarës të ujt të pijshëm dhe kanalizimeve.

Lexo më shumë  

Për të realizuar hedhjen e të dhënave të përmendura më sipër sipas koordinantave përkatëse , shoqëria ka tenderuar pajisjet elektronike PDA që momentalisht po e teston dhe po përgatitet për programin që ndërthuret me sistemin aktual të faturimit. Produkti është i gatshëm për zbatim në muajin nëntor 2014. Në fillim do ketë dy zona testimi për të parë nevojat reale në terren si dhe gjithashtu edhe për “Grupin Zyrtar të Kontrollit” (pjesë e departamentit të shitjeve) që do ta kontrollojë vazhdimisht informacionin. Këto pajisje do ndryshojnë mënyrën e punës së lexuesve të matësve të ujit.

Lexo më shumë