Kryeministri Edi Rama në takimin me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarë të qeverisë, ka bërë të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm nis aksioni kombëtar për t’i dhënë fund abuzimeve me ujin e pijshëm. Kryeministri Rama ka deklaruar se aksioni do të jetë i ngjashëm me atë të energjisë elektrike, por ndryshe nga ai i realizuar tre vite më parë, Rama ka theksuar se abuzuesit kanë disa muaj kohë që ti shkëpusin vetë lidhjet e paligjshme të ujit, deri në fund të vitit. Javën e ardhëshme pritet të zhvillohet një takim i posaçëm për këtë qëllim me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive dhe drejtuesit e ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizime për hartimin e planit kombëtar të ujit.

Më poshtë fjalë e plotë e kryeministrit Edi Rama.

 

“Bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e ndërmarrjesve të ujësjellësave, ne do të bëjmë një takim gjatë kësaj jave për të lancuar publikisht  projektin e reformës së ujit dhe duke i bërë një thirrje publike mirëkuptimi të gjithë qytetarëve dhe duke lënë një afat për rrgullimin e paligjshmërisë së tyre në raport në me sistemin. Do të këtë një afat disa mujor për të gjithë ata që sot janë në shkelje të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë në raport me furnizimin me ujë që praktikisht vjedhin këtë mall që, njësoj si energjia elektrike, nuk është një mall pa zot dhe nuk mund të jetë më burim i një situate absolutisht të papranushme fiananciare në rang republike. Sot kemi një situatë, psh në Tiranë ku ndërmarrja e ujësjellësit del me fitim, fitimi garantohet nga ata e që e paguajnë, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e konsumatorëve nuk e paguajnë ujin. Kjo është një situatë e ngjashme me atë të energjinë elektrike 3 vjet më parë dhe njësoj si me energjinë elektrike tani është koha për të bërë shtet në sektorin e ujit. Po ndryshe nga ajo që bëmë me energjinë elektrike, duke pasur parasysh edhe domosdoshmërinë jetike për këtë mall, ne do ti japim kohë edhe disa muaj atyre që vazhdojnë dhe vjedhin  ujë duke përfituar nga lidhje të paligjshme, duke konsumuar ujë pa matësa, duke i nxjerrë zorrët nëpër dyert e dyqaneve për të ujitur rrugën, që të rregullojnë gjendjen e tyre dhe kështu, në fillim të vitit të ardhshëm  të fillojë procesi i penalizimit për të gjithë ata që mund të kujtojnë se mund të vazhdohet të vidhet uji. Së bashku me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e ndërmarrjeve të ujësjellësave do filllojmë prerjen masive, njësoj si energjinë elektrike. Ne po përgatisim në bashkëpunim me Ministrinë e Finacave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë paketën e mbrotjes sociale, paketën e subvencionit social paketën e ndihmës për të gjitha familjet me ndihmë ekonomike që të mos e ndiejnë një barrë të shtuar. Dua të bëj të ditur një fakt rrënqethës  që Shqipëria sot harxhon trefishin e ujit që ka nevojë, pra mjafton që uji të shihet si mall, të kursehet dhe jo vetëm do të ketë ujë për të gjithë, krejtësisht, por ai do të jetë tërësisht i akseskueshëm edhe nga pikëpamja financiare”.