Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a bën të ditur se nga data 1 shtator e këtij viti hyjnë në fuqi tarifat e reja për ujin e pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura. 

  Furnizimi me ujë Largimi I ujërave të ndotura Tarifë shërbimi
konsumator familjar 70 lekë/m3 50 lekë/m3 150 lekë
konsumator publik 120 lekë/m3 60 lekë/m3 150 lekë
Ente private 130 lekë/m3  60 lekë/m3 150 lekë

 

 Komisioni Kombëtar Rregullator i  Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura me vendim nr 31, datë 18.07.2017 dhe në mbështetje të nenit 14 e 21,të ligjit nr. 8102 datë 28.03.1996 "Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujrave të ndotura",i ndryshuar,vendim nr. 39,datë 09.12.2015 "Për miratimin e politikës tarifore për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimin e ujrave të ndotura' vendimit nr 40 datë 09.12.2015 "për miratimin e dokumentacionit mbështetës për  miratimin e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë,largimin e përpunimin e ujërave të ndotura;, vendimit nr. 41 datë 09.12.2015 "Për miratimin e procesit të miratimit të tarifave  për shërbimin e furnizimit me ujë,largimin e përpunimin e ujërave të ndotura dhe vendimit nr. 42, datë 09.12.015" Për miratimin e metodologjisë për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë,largimin e përpunimin e ujërave të ndotura"  miratoi tarifat e reja për zonën që mbulon

Propozimi i shoqërisë Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës për ndryshimin e tarifave është një nga pikat kryesore në Planin e Biznesit 5-vjeçar të të financuar nga USAID aprovuar nga Këshilli Mbikqyrës, Asambleja e Aksionerëve dhe nga Banka Botërore, me qëllim programin e përmirësimit të performancës financiare të shoqërisë. Mosaprovimi i ndryshimit të tarifave sipas nivelit të kërkuar ndikon në mosrealizimin e Planit të Biznesit dhe pamundësi për të  likujduar detyrimet ndaj kredive ekzistuese apo të reja, për investimet e shoqërisë.

Në fokus kryesor të këtij Plan Biznesi është investimi prej 65 milion Euro, nënshkruar marrëveshja në muajin Nëntor të vitit 2013 midis Qeverisë Qëndrore dhe Bankës Botërore që do të përfshijë të gjithë Rajonin e qytetit të Durrësit me objekt “Projekti i Investimit  në Sektorin e Ujit “, i cili do të përmirësojë cilësinë e shërbimit të furnizimit me ujë në rajonin e Durrësit.

 

Referuar “Metodologjisë për Vendosjen e Tarifave” të Entit Rregullator të Ujit, bëhet plotësimi i dosjes së aplikimit për propozimin e tarifave të reja për shërbimet ujësjellës kanalizimeve nga ana e shoqërisë, duke ndjekur ecurinë e mëposhtme:

Me shkresën nr.1674/1 datë 16.06.2016 i dërgohet Këshillit të Administrimit propozimi për miratimin e “Ndryshimit të tarifave volumetrike për shërbimin ujësjellës e kanalizime si dhe të tarifës fikse“. Me vendimin nr.4 të datës 24.06.2016 të Këshillit të Administrimit, miratohet ky propozim.

 

Publikohet njoftimi me datë 21.06.2016 për organizimin e “Seancës Dëgjimore me Publikun” me datë 27.06.2016 me qëllim informimin e konsumatorit mbi propozimin për ndryshimin e tarifave, që shoqëria do paraqesë pranë Entit Rregullator të Ujit. Gjatë zhvillimit të Seancës Dëgjimore morën pjesë përfaqësues nga Entit Rregullator i Ujit, shoqëria UK Durrës sh.a dhe qytetarë të ndryshëm të qytetit Durrës të grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme. U bë një prezantim i përgjithshëm i shërbimeve të ofruara nga shoqëria UK Durrës sh.a si dhe plani i përmirësimit të shërbimeve dhe nevojës për rishikimin e nivelit të tarifave për ofrimin e shërbimeve përkatëse, dhe u mbajt proces-verbali nr. 1632/1 Prot. datë 27.06.2017, që u nënshkrua nga të gjithë pjesmarrësit.

 

 

 

 

Paraqitet dokumentacioni pranë Entit Rregullator të Ujit sipas shkresave nr.1477 Prot. dhe nr.1477/1 Prot. të  datës 27.06.2016.

Me shkresat; nr.1477/2 Prot. datë 27.06.2016, nr.1477/3 Prot. datë 21.07.2017, i dërgohen kërkesat për mendim Këshillit Bashkiak “Për ndryshimin e nivelit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, largimin (kanalizime) e përpunimin e ujërave të ndotura (trajtimin), si dhe të tarifës së shërbimit”.

 

Me shkresën nr.1477/4 Prot. datë 10.08.2016 i dërgohet Entit Rregullator të Ujit informacion mbi marrjen në shqyrtim të kërkesës tonë, gjatë mbledhjes që Këshilli Bashkiak do organizojë gjatë muajit Shtator 2016. Me shkresën nr.1477/6 datë 01.11.2016 kërkohet të ridërgohet dokumentacioni i applikimit të ndryshimit të tarifave pranë Këshillit Bashkiak. Me shkresën nr.1477/7 Prot.datë 14.12.2016 marrim kthimin e përgjigjes nga Këshilli Bashkiak, në të cilin shprehen referuar Vendimit nr.317 datë 18.12.2015, që është vendimi për të njëjtin nivel tarifash aplikuar pranë ERRU-së gjatë 2015.

Me shkresën nr.1477/8 Prot. datë 14.12.2016 i dërgohet Entit Rregullator të Ujit informacion mbi mendimin e Këshillit Bashkiak. Enti Rregullator të Ujit na kthen përgjigje me shkresën nr.103 Prot. datë 18.01.2017, duke mos e marrë parsysh kthimin e përgjigjes nga Këshilli Bashkiak. Me shkresën nr.103/1 datë 20.01.2017 i kërkohet Këshillit Bashkiak që të marrë në shqyrtim në mbledhjen e radhës, kërkesën tonë për ndryshimin e tarifave. Me shkresën nr.879 Prot. datë 13.04.2017 na dërgohet nga Këshilli Bashkiak mendimi për kërkesën tonë, e cila u dërgua pranë Entit Rregullator të Ujit me shkresën nr.879/1 Prot. datë 13.04.2017.

Aplikimi për ndryshimin e tarifave sipas Metodikës së këkuar nga ERRU-ja përfshin të dhënat për vitin 2015 dhe parashikime për ecurinë tekniko-financiare për vitet 2016 dhe 2017. Duke qënë se proçedura e marrjes në shqyrtim nga ERRU-ja i aplikimit të shoqërisë për ndryshim tarifash vazhdoi dhe gjatë vitit 2017, me shkresën nr.1137/1 Prot date 22.05.2017 nga Enti Rregullator i Ujit është kërkuar informacion mbi ecurinë e treguesve kryesor tekniko-financiar për vitin 2016, kthyer përgjigje me shkresën Nr. 1137/2 Prot. datë 30.05.2017.

 

Ecuria e shoqërisë për vitin 2016 kishte realizuar progres në përformancë me një rritje prej 6.7% të të ardhurave nga shitja e ujit, rritje e arkëtimeve 3.8% dhe rënie e ujit pa të ardhurave me 0.3%.

Me vendimin nr.31 datë 18.07.2017, dërguar me shkresën nr.2112 Prot. datë 28.07.2017 pranë shoqërisë tonë dhe Bashkisë Durrës, Komisionit Kombëtar Rregullator shprehet pro për ndryshimin e tarifave sipas nivelit të kërkuar nga shoqëria.

 

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka një sistem të furnizimit me ujë që i shërben një popullsie rreth 380 mijë banorë, prej ku 270 mijë në qytetin e Durrësit dhe rreth 110 mijë në zonën rurale, pa përfshirë shtesën e popullsisë gjatë sezonit turistik kryesisht në zonën e plazhit të Durrësit dhe Gjirit të Lalzit. Burimet e furnizimit të UK Durrës janë ai i Fushë- Kuqes me ngritje mekanike me rreth 44 km larg nga qyteti i Durrësit dhe ai i Fushë-Krujës me ngritje mekanike me rreth 15km larg nga qyteti i Shijakut, të cilët gjatë rrugës furnizojnë me ujë të gjithë zonën rurale. Shoqëria ofron dhe shërbimin e largimit dhe përpunimit të ujrave të ndotur, përkatësisht 9 stacione pompimi kanalizimesh si dhe Impianti i Trajtimit të Ujrave të Ndotura. Pra në total shoqëria faturohet me një konsum të lartë të energjisë elektrike me një vlerë prej rreth 4.4 milion euro/vit, gjë që ka thelluar borxhin për energjinë elektrike. Nga ana financiare shoqëria operon me humbje duke mbuluar më pak se 70% të kostove operim dhe mirëmbajtjes me arkëtime.

 

Ky ujësjellës është ndërtuar në vitin 1972 për të plotësuar me ujë nevojat me ujë të një popullsie shumë të vogël se ajo e sotmja. Nga studimi i kryer në qytetin e Durrësit për Ujin Pa të Ardhura nga firma Lotti&Associati si dhe analiza e kërkesës për ujë në Plan Biznesit, ky tregues rezulton të jetë 58%. Referuar vlerës totale prej 72% të Ujit pa Të Ardhura në të gjithë zonën e shërbimit, ky tregues është në vlera të larta për zonën rurale, shkaqet e së cilës janë superkonsumi, shpërdorimet si rezultat i marrjes së ujit direkt nga tubacioni kryesor me një presion rreth 20 atm si dhe humbjet teknike për shkak të amortizimit të tubacioneve.

Duke patur parasysh faktorët e humbjeve administrative (lidhje ilegale, by-pass, nënfaturime të konsumatorëve pa matës etj), si dhe të humbjeve fizike nga çarjet dhe rrjedhjet e ndryshme, si p.sh. nga galexhantët e depove individuale, kuptohet rëndësia e projektit të Bankës Botërore, si dhe investimeve të tjera në zonën rurale.

 

Në kuadër të përmirësimit të situatës tekniko-fianciare të shoqërisë, ka filluar zbatimi i projektit të Bankës Botërore që konsiston në;

Komponentin e Investimeve Prioritare në ujësjëllës, që përfshin financimin e një burimi të ri në Fushë-Milot me një stacion te ri pompimi si dhe i linjës së re të Furnizimit nga Fushë Miloti-Durrës. Linja do të jetë e dedikuar vetëm për qytetin e Durrësit me një kapacitet prej 630 l/s, ndërsa linja ekzistuese prej Çeliku DN 700mm do të përdoret edhe për fshatrat përgjatë linjës. Linja e re do të bëjë që të trefishohet sasia e ujit që do furnizojë këtë qytet duke  përmirësuar dukshëm shërbimin e furnizimit të qytetit dhe zonës se plazhit, me vlerë 32 milion euro.

 -Përmirësimi i furnizimit me ujë të gjithë zonës rurale përgjatë linjës ekzistuese të burimit Fushëkuqe, që përfshin ndërtimin 7 rezervuarëve për furnizimin me ujë të  fshatrave.

-Optimizimi i rrjetit  shpërndarës ekzistues i furnizimit me ujë i qytetit, që synon diagnoztikimin  e situatës ekzituese si dhe identifikimin e investimeve me prioritare në rrjetin ekzistues të qytetit, me vlerë 8 milion euro.

- Reduktimi i  Ujit pa të Ardhura, që synon instalimin e matësave duke bërë të mundur kthimin 100%  të konsumatorëve nga afrofe  me mates, me vlerë 1 milion euro.

  • Komponenti i Kanalizimeve  që do t’i japë prioritet financimit të investimeve të ujërave të zeza në Durrës që synon rritjen e kapacitetit të rrjetit ekzistues të kanalizimeve që do të suportojë rritjen e furnizimit me ujë në një mënyrë të qëndrueshme mjedisore dhe shoqërore, duke përfshirë përmirësimin e pjesëve kritike të rrjetit të kanalizimeve dhe sigurimin e pajisjeve me fuqi te madhe presioni, për pastrimin e kanalizimeve.

Si pjësë përbërëse të këtij komponenti kemi:

-          Rrjet sekondar dhe terciar në zonën e Plazhit  nga  Ura Dajlanit – Plepa, nëpërmjet të cilit synohet të realizohet shkakimi i ujrave të ndotura për të gjithë zonën e Plazhit  në kolektorin e ri të kanalizimit nga Përroi Agait  në  Impiantin e Përpunimit të Ujrave të Ndotura  i vënë në punë gjatë vitit 2013, me një vlerë prej 5 milion euro.

-          Ndarja e ujrave të shiut nga ujrat e zeza  për një pjesë të qyetit, e cila përfshin ndërtimin e tre  kolektorëve të rinj që do vazhdojnë me  përmblëdhjen e  ujrave të zeza nga zona kodrinore e qytetit për në stacionin e pompimit nr.8, për të vazhduar  në stacionin e pompimit nr.7 duke përfunduar në stacionin e pompimit nr. 9, me një vlerë prej 5 milion euro.

-          Autobot për rrjetin e kanalizimeve, me një vlerë prej 0.4 milion euro.

 

  • Komponenti i Programit të Zhvillimit Institucional
  • Komponenti për Mbështjetjen e Zhvillimit të Projektit

 

 

Duke qënë se implementimi i këtij projekti është me vonesë në krahasim me parashikimin, situata faktike dhe parashikimi i arritjes së objektivave në Planin e Biznesit spostohen me të njëtin interval vonesë, pra në vitin 2018. Ecuria këtij projekti të rëndësishëm monitorohet nga drejtuesit e projektit të Bankës Botërore, nga njësia PIU në Agjensinë Kombëtare Ujësjellës-Kanalizime në bashkëpunime me shoqërinë UKD. Nga Raporti i Bankës Botërore për rishikimin afatmesën të ecurisë së projektit të Durrësit sipas marrëveshjes së kredisë së datës 16 Janar 2014, janë ndryshuar objektivat në përputhje me situatën aktuale, pra dhe të vonesave në planin e zbatimit të tij. Rishikimi është bërë bazuar në vizitën e misionit të Bankës Botërore nga datë 12-16 Dhjetor 2016, ndërsa përgjigja nga Ministria e Financave i është dërguar Bankës Botërore për ndryshimet që jepen në raportin e datës 12.05.2017 me nr.6521/1 Prot. Të gjithë treguesit janë përditësuar sipas të dhënave aktuale për treguesit e perfomancës për vitin 2016. Kuptohet që këta tregues kanë mbetur të pandryshuar referuar impakteve zero nga projekti nga zbatimi real i tij në vënd.

 

Bashkia Durrës në bashkëpunim me shoqërinë Ujësjellës-Kanalizime sh.a Durrës ka aplikuar në programin RWS III, që është një program i përbashkët ndërmjet Qeverisë Shqiptare, KfW dhe BE që menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për investimet në zonat rurale me skema furnizimi me vetërrjedhje, nga ku qyteti i Durrësit është përzgjedhur fitues. Nga aplikimi për 5 skema furnizimi janë përzgjedhur 3 skema ku përfitojnë përkatësisht; Njësia Administrative Katund i Ri (Fshati:Jube, Erzen, Qarret, Katund i Ri, Fllake, Sektor Rinia, Mamez, Lgj Mirditore) me një vlerë prej 4.7 milion euro; Njësia Administrative Rrashbull (Shkembi Kavajes (siper shinave te trenit), fshati: Arapaj, ish Ferma Xhafzotaj) me një vlerë prej 3.2 milion euro.

 

 

Pra nga sa më sipër theksojmë se kjo rritje e çmimit është për të mbuluar 100% kostot direkte të Operim dhe Mirëmbajtje dhe e çliron Qeverinë Qëndrore nga subvencionet që duhet ti japë shoqërisë si dhe ndikon në përmirësimin e situatës financiare dhe cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorëve.