Ujësjellës Kanalizime sh.a Durrës, bazuar në vendimin e Komisionit Kombëtar Rregullator pranë Entit Rregullator të Ujit “Për organizimin e seancës dëgjimore me publikun në procesin e miratimit të tarifave” njofton se ditën e hënë, datë 27.06.2016, ora 09.00 në zyrat e Ujësjellës Kanalizime Durrës zhvillohet seanca dëgjimore me publikun me qëllim informimin e tij për kërkesën që Ujësjellësi ka paraqitur pranë Entit Rregullator të Ujit për ndryshimin e çmimit të ujit të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotura.

Ftohen qytetarët për të marrë pjesë në këtë seancë.