Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a (UKD) njofton klientët e saj se periudha e faturimit për zonën e qytetit do të jetë nga data 1 deri 15 të çdo muaji, kurse për zonën e Plazhit faturimi do të kryhet nga data 16 deri në 31. Është vendosur kjo mënyrë faturimi nga UKD për të pasur një faturim më të saktë të ujit të konsumuar nga qytetarët. Bëjmë të ditur se në Grupin e parë përfshihet zona e qytetit së bashku me fshatin. Në Grupin e dytë, zona e Plazhit dhe Shkozetit, futen edhe Shënavlashi, Këneta e re dhe Porto Romano. Kjo bëhet për të pasur një kontroll sa më të mirë në zonat e faturimit; për të zgjidhur sa më shpejt problemet që iu dalin qytetarëve dhe për të ulur konfuzionet në pikat e arkëtimit.

Me këtë lloj ndarje nuk do të ndryshojë asgjë në ciklin e faturimit; të dyja grupet do të kenë të njëjtin cikël faturimi dhe aplikimi i kamatës do të fillojë në përfundimin e çdo cikli për secilin grup.

Ujësjellës Kanalizime Durrës bën të ditur se nga data 1 mars e këtij viti hyjnë në fuqi tarifat e reja për ujin e pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura. Enti Rregullator i Ujit miratoi tarifat e reja të cilat janë si më poshtë:

Konsumatorët familjarë do të tarifohet në vlerën e 61 lekë për metër kub, nga 58 lek që paguanin më parë, ndërsa largimi i ujërave të ndotura do të jetë 37 lekë për metër kub, nga 35 lekë që ishte me tarifat e vjetra. Konsumatori publik me tarifat e reja do të ketë një çmim prej 115 lekë/m3 për ujin e pijshëm, nga 110 lekë/m3 që ishte më parë dhe 54 lekë/m3 për largimin e ujërave të ndotura, nga 50 lekë/m3 me çmimin e vjetër. Entet private do të tariforen me 125 lekë/m3 për ujin e pijshëm, ku çmimi i mëparshëm ka qenë 120 lekë/m3 dhe 56 lekë/m3 për largimin e ujërave të ndotura, nga 50 lekë/m3 që është tarifa e vjetër.

 



Furnizimi me ujë Largimi i ujërave të ndotura
  Ishte   Bëhet   Ishte   Bëhet
  Konsumator familjar     58 lek/m3     61 lek/m3   35 lek/m3   37 lek/m3
  Konsumator publik   110 lek/m3   115 lek/m3   50 lek/m3   54 lek/m3
  Ente private   120 lek/m3   125 lek/m3   50 lek/m3   56 lek/m3