Ujësjellës Kanalizime Durrës ka marrë në dorëzim sasinë e matësve që është planifikuar në kuadër të kredisë së Bankës Botërore për instalimin në masën 100 % të tyre në gjithë zonën e shërbimit. Në magazinën e ndërmarrjes janë sistemuar rreth 25 mijë matës të modeleve të ndryshme, të cilët do të instalohen në zonat ku ende nuk ka të tillë si dhe për lidhjet e reja të furnizimit me ujë të pijshëm. Bëhet fjalë për matës prodhim austriak dhe francez, së bashku me aksesorët përkatës për lidhjet e furnizimit me ujë të pijshëm për banesa private, pallate dhe biznese private. Matësit e rinj janë të një cilësie mjaft të lartë dhe me aksesorë të tillë që nuk mund të vidhen apo dëmtohen lehtë.

Lexo më shumë  

Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a bën të ditur se nga data 1 shtator e këtij viti hyjnë në fuqi tarifat e reja për ujin e pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura. 

  Furnizimi me ujë Largimi I ujërave të ndotura Tarifë shërbimi
konsumator familjar 70 lekë/m3 50 lekë/m3 150 lekë
konsumator publik 120 lekë/m3 60 lekë/m3 150 lekë
Ente private 130 lekë/m3  60 lekë/m3 150 lekë

 

Lexo më shumë  

Vënia në punë me kapacitet të plotë e linjës së re të furnizimit me ujë të pijshëm për zonën e Plazhit të Durrësit nga puset e Çermës, ka bërë që zona në fjalë të ketë një furnizim më të mirë me ujë. Gjatë tre muajve të verës banorët e zonës nga Ura e Dajlanit deri në Shkëmbin e Kavajës kanë pasur një orar furnizimi me ujë nga 4 deri në 6 orë ujë, çka ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me  ujë në sasi dhe cilësi. Falë investimit të qeverisë shqiptare, gjatë kësaj vere u bë e mundur që nga puset e Çermës në Lushnjë të vijë një sasi prej rreth 170 litër ujë në sekondë e dedikuar vetëm për zonën turistike të Plazhit të Durrësit dhe atë të Shkëmbit të Kavajës. Për herë të parë pas shumë vitesh nga banorët e zonës në fjalë nuk pati asnjë ankesë gjatë sezonit të verës për mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Lexo më shumë  

Realizohet investimi prej 25 milion lekësh për rrjetin e kanalizimeve të ujërave të ndotura në zonën kodër vilë

Afro 2000 banorë kanë përfituar nga investimi i ujësjellës kanalizime Durrës në zonën e kodër vilës dhe lagjen 10. Zona në fjalë është mjaft e populluar me ndërtime të ngritura vitet e fundit po nuk ka pasur rrjet të kanalizimeve të ujërave të ndotura. Inxhinieri i ujësjellësit Bledar Metalla shprehet se falë një investimi prej 250 milion lekë të vjetra zona në fjalë ka rrjet funksional të ujërave të ndotura të cilat dërgohen me anë të sistemit të pompave në impiantin e Shënavlashit.

Lexo më shumë  

Kryeministri Edi Rama në takimin me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarë të qeverisë, ka bërë të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm nis aksioni kombëtar për t’i dhënë fund abuzimeve me ujin e pijshëm. Kryeministri Rama ka deklaruar se aksioni do të jetë i ngjashëm me atë të energjisë elektrike, por ndryshe nga ai i realizuar tre vite më parë, Rama ka theksuar se abuzuesit kanë disa muaj kohë që ti shkëpusin vetë lidhjet e paligjshme të ujit, deri në fund të vitit. Javën e ardhëshme pritet të zhvillohet një takim i posaçëm për këtë qëllim me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive dhe drejtuesit e ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizime për hartimin e planit kombëtar të ujit.

Më poshtë fjalë e plotë e kryeministrit Edi Rama.

Lexo më shumë  

Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB) dhe Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) zhvilluan për tre ditë konferencën e përbashkët ballkanike, e cila këtë vit ishte titulluar “Uji dhe Punësimi”. Të dyja shoqatat e ujësjellësve kanë vazhduar edhe këtë vit traditën e nisur në vitin 2013 për organizimin e një Konference dhe Ekspozite të përbashkët Ballkanike. Këtë vit, Konferenca dhe Ekspozita e Katërt e Përbashkët Ballkanike, u mbajt në Tiranë, në datat 2, 3 dhe 4 nëntor 2016. Konferenca me temë “Uji dhe Punësimi”, solli më shumë në vëmendje sfidat e shumta me të cilat përballemi në sektorin e ujit duke punuar për të zëvendësuar një forcë punëtore në prag pensioni dhe ndërkohë punojmë për të komunikuar mundësitë për karrierë që ekzistojnë në sektorin e ujit, por që nuk janë të mirë kuptuara nga gjeneratat e reja në Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë