Kontrata për shërbime Ujësjellës - Kanalizime lidhet midis operatorit dhe konsumatorit si më poshtë:

Duke nënshkruar këtë kontratë, përfaqësuesit e autorizuar të palëve kanë rënë dakord për sa më poshtë:

  1. Kjo kontratë përbëhet nga Kushtet e Përgjithshme dhe Aneksi 1, dhe bazohet në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
  2. Fatura e lëshuar nga Operatori për shërbimet e ofruara përbën “Titull Ekzekutiv” sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
  3. Konsumatori bie dakord për detyrimet ndaj Operatorit, taksat dhe tatimet në fuqi në momentin e nënshkrimit të Kontratës dhe ndryshimet që mund të pësojë Kontrata gjatë kohëzgjatjes së saj.
  4. Nëse Konsumatori nuk kryen pagesën e Faturës brenda datës 28 të muajit pasardhës, ai duhet të paguajë kamatvonesën prej 0,5 % të vlerës së fatures për çdo ditë vonesë, por jo më shumë se 10% te vleres se fatures.
  5. Në rast mospagese brenda 30 ditëve kalendarike pas afatit te mesiperm, Operatori ka te drejte te nderprese furnizimin me uje vetem pasi ka njoftuar me shkrim konsumatorin të paktën 5 ditë kalendarike përpara.
  6. Pagesa do të bëhet në _____________________
  7. Çdo konsumator ka të drejtën të bëjë kërkesë/ankesën pranë zyrave të Operatorit.
  8. Kontrata hartohet ne 2 kopje dhe secila nga palët mban një kopje.

 

Për lidhjen e kontratës duhet te paraqiteni me dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Dokument pronësie ose vetëdeklarimi
  2. Çertifikatë familjare
  3. Kartë Identiteti